Ndërlidhjet

Lituania i “ankohet” BE-së për Rusinë


Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevicius.
Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevicius.
Lituania ka akuzuar Rusinë për vendosjen e kontrolleve të reja kufitare, si pjesë e fushatës së saj për të frikësuar republikat ish-sovjetike, të cilat kërkojnë marrëdhënie më të afërta me Bashkimin Evropian.

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevicius, ka thënë se pret që vendet e tjera të BE-së t’i bëjnë thirrje Rusisë që t’iu përmbahet angazhimeve ndërkombëtare dhe të ndalojë praktikat diskriminuese.

Lituania thotë se Rusia, javën e kaluar, ka vendosur kontrolle të reja doganore në importet lituaneze dhe se ka thirrur ambasadorin rus në Vilnius për t’u ankuar mbi çështjen.

Lituania është kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG