Ndërlidhjet

Irani pro “ndërtimit të besimit” me SHBA-në


Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, ka thënë se Teherani është i gatshëm “të ndërtojë besimin me Shtetet e Bashkuara”, sa i përket programit të kontestueshëm bërthamor të Republikës Islamike.

Deklarata e tij vjen një ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka zbuluar se ai dhe presidenti i Iranit, Hassan Rohani, kanë shkëmbyer letra.

Kjo deklaratë ka shkaktuar spekulime ndërkombëtare për një takim të mundshëm Obama-Rohani në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila hap punimet të martën.

Një takim i tillë do të ishte i pari sy më sy ndërmjet presidentit amerikan dhe atij iranian qysh më 1977.
XS
SM
MD
LG