Ndërlidhjet

Rohani: Trazirat në Siri - “përfitim i Izraelit”


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka thënë se trazirat në Siri, si dhe ato në Libi,Tunizi, Egjipt, Jemen dhe Bahrejn, janë pjesë e një komploti që ka vetëm një qëllim – “përfitimin e Izraelit”.

Ai ka thënë se kryengritjet, në këtë mënyrë, synojnë të dobësojnë edhe frontet anti-perëndimore dhe anti-izraelite në rajon.

Në një takim me Gardën Revolucionare të Iranit, Rohani ka thënë se konflikti në Siri nuk ka lidhje me atë se cili person duhet të jetë president.

“Këdo që qytetarët sirianë zgjedhin për të sunduar vendin e tyre, ne do të pajtohemi me të “, ka thënë Rohani.
XS
SM
MD
LG