Ndërlidhjet

Të shtënat në Uashington: Një sulmues i vrarë


Uashington, 16 shtator 2013.
Uashington, 16 shtator 2013.
Policia e Shteteve të Bashkuara thotë se një person i armatosur është vrarë dhe dy të tjerë mund të jenë në arrati, pas të shtënave vdekjeprurëse në një bazë të marinës amerikane në Uashington.

Numri i të vrarëve nuk është ende i qartë.

Në konferencën për media, presidenti Barack Obama ka thënë se disa njerëz janë qëlluar dhe disa janë vrarë.

Incidenti ka ndodhur në ndërtesën e Komandës së Sistemit të Detit.

Policia dhe zyrtarët e marinës kanë dhënë shifra të ndryshme për të vrarët, që supozohet të jenë katër ose gjashtë.
XS
SM
MD
LG