Ndërlidhjet

Thaçi mirëpret marrëveshjen SHBA-Rusi për Sirinë


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri Hashim Thaçi, në emër të Qeverisë së Kosovës, ka përshëndetur marrëveshjen kornizë, të arritur mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Federatës Ruse, në lidhje me eliminimin e armëve kimike të Sirisë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës nga fillimi ka mbështetur objektivat për t'i dhënë fund përdorimit të armëve kimike në Siri dhe për të sjellë para drejtësisë kryerësit e sulmit në Ghouta, afër Damaskut, më 21 gusht, 2013, ku mbi njëmijë civilë të pafajshëm janë vrarë nga armët kimike”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e konsideron jashtëzakonisht të rëndësishme që kjo marrëveshje të përcillet me hapa konkretë, si dhe të pasohet nga një Rezolutë e re e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila pastaj duhet të implementohet menjëherë. Tani është e rëndësishme që Siria të përmbushë detyrimet e veta për shkatërrimin e të gjitha armëve të veta kimike pa vonesë dhe pa parakushte”, thuhet në deklaratën e kryeministrit Thaçi.
XS
SM
MD
LG