Ndërlidhjet

Gates mbetet amerikani më i pasur


Bill Gates

Bill Gates

Bashkëthemeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, mbetet amerikani më i pasur.

Kjo, sipas revistës amerikane “Forbes”, e cila të hënën ka publikuar listën e 400 personave më të pasur në Shtetet e Bashkuara.

Pasuria neto e Gates kap vlerën e 72 miliardë dollarëve.

Investitori Warren Buffet mban vendin e dytë me 58.5 miliardë dollarë, ndërsa pozita numër 3 i është ndarë bashkëthemeluesit të Korporatës Oracle, Larry Elison, me 41 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG