Ndërlidhjet

Së paku 12 të vrarë nga të shtënat në Uashington


Uashington, 16 shtator 2013.
Uashington, 16 shtator 2013.
Së paku 12 persona janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri në një bazë të marinës amerikane në Uashington.

Shefja e policisë në këtë qytet, Cathy Lanier, ka thënë se një sulmues i dyshuar është në mesin e të vrarëve.

Sipas saj, motivi i të shtënave është ende i panjohur.

Qytetarëve u është bërë apel të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Në konferencën për media, presidenti Barack Obama ka thënë se disa njerëz janë qëlluar dhe disa janë vrarë.

Incidenti ka ndodhur në Kantierin e Marinës së Uashingtonit, që është objekti më i vjetër ushtarak i vendit.

Rreth 3,000 njerëz punojnë në këtë bazë, e cila ndodhet më pak se 5 kilometra larg Shtëpisë së Bardhë.
XS
SM
MD
LG