Ndërlidhjet

Identifikohet sulmuesi i marinës në Uashington


Uashington, 16 shtator 2013.
Uashington, 16 shtator 2013.
Personi i armatosur, i cili ka vdekur pas vrasjes së 12 njerëzve në një bazë të marinës në Uashington, është identifikuar si ish-teknik i marinës.

Aaron Alexis, 34 vjeç, ka vdekur në të shtënat me policinë në Kantierin e Marinës.

Ai ka punuar si nënkontraktor për rifreskimin e pajisjeve ushtarake.

Motivi i të shtënave vdekjeprurëse nuk është ende i qartë.

Nga sulmi janë plagosur edhe tetë persona. Senati amerikan është mbyllur për një kohë, derisa policia ka kërkuar për sulmues të tjerë eventualë.

Në komentet televizve, presidenti Barack Obama ka shprehur pikëllimin e tij për të shtënat masive.
XS
SM
MD
LG