Ndërlidhjet

Zhbllokohen Facebook dhe Twitter në Iran


Ilustrim
Ilustrim
Disa burime në Iran i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se Facebook-u dhe Twitter-i janë të qasshëm pa mjete anti-filtruese, që shumë iranianë i përdorin për të hyrë në ueb-faqet e bllokuara.

Një vajzë nga Irani verior ka shkruar në Facebook-un e saj të hënën: “Facebook nuk është i filtruar?! Po ëndrroj?”

Megjithatë, disa përdorues kanë thënë se u duhen ende softuerë anti-filtrues.

Në javët e fundit, disa ministra të kabinetit iranian i janë bashkuar rrjetit më të famshëm social në botë, duke shkaktuar debat për bllokimin e tij.

Për pohimet e fundit nuk ka pasur ende ndonjë reagim nga qeveria.
XS
SM
MD
LG