Ndërlidhjet

Sot vendimi për rastin Kleçka


Fatmir Limaj - foto arkivi

Fatmir Limaj - foto arkivi

Kolegji gjyqësor, i cili muajve të kaluar është marrë me shqyrtimin e akuzave në rastin Kleçka, pritet të shpallë sot verdiktin.

Dhjetë ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mesin e tyre dhe Fatmir Limaj, akuzohen për krime lufte.

Avokati i Limajt, Tomë Gashi, ka shfaqur bindjen se trupi gjykues do të marrë vendim lirues.

Për këtë rast, Limaj dhe të tjerët janë shpallur të pafajshëm gjatë një procesi paraprak gjyqësor, por ka qenë EULEX-i më pas që ka kërkuar rikthimin e gjykimit në Gjykatën Supreme.

Rihapjen e procesit, EULEX-i e ka mbështetur në dëshmitë nga ditari i të cilësuarit si “Dëshmitari X”, i cili tashmë ka vdekur.
XS
SM
MD
LG