Ndërlidhjet

Lavrov e Fabius flasin për Sirinë


Lavrov dhe Fabius - foto arkivi

Lavrov dhe Fabius - foto arkivi

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, takohet sot në Moskë me homologun francez, Laurent Fabius, për të diskutuar rezolutën eventuale të Kombeve të Bashkuara për Sirinë.

Rusia dhe fuqitë e tjera kanë shprehur qëndrime të ndryshme për formulimin e tekstit të rezolutës, e cila i bën thirrje Sirisë që të dorëzojë stoqet e saj të armëve kimike.

Bisedimet në Moskë pasojnë marrëveshjen SHBA-Rusi, e cila i kërkon Damaskut që të shkatërrojë armatimin kimik deri në mes të vitit 2014.

Ato po ashtu vijnë pasi një raport i OKB-së ka konformuar përdorimin e armëve kimike në një sulm pranë Damaskut, muajin e kaluar.

Britania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara thonë se raporti nuk ka lënë “asnjë dyshim” se qeveria është përgjegjëse.

Megjithatë, Rusia thotë se ai nuk përmban indikacione të qarta se kush është fajtor dhe se përgjegjësia e rebelëve nuk duhet të përjashtohet.
XS
SM
MD
LG