Ndërlidhjet

logo-print

Lideri islamik i Bangladeshit dënohet me vdekje


Bangladesh - foto ilustruese

Bangladesh - foto ilustruese

Gjykata Supreme në Bangladesh ka dënuar me vdekje liderin islamik, i cili është shpallur fajtor për krime të kryera në luftën për pavarësi nga Pakistani, më 1971.

Në muajin shkurt, gjykata ka konstatuar se Abdul Quader Mollah është fajtor për vrasje, përdhunime dhe torturë.

Gjykata ka hedhur poshtë një vendim të mëhershëm për burgim të përjetshëm të Mollahut, për shkak të protestave masive që kanë kërkuar ekzekutimin e tij.
XS
SM
MD
LG