Ndërlidhjet

Myslimania duhet të heqë vellon gjatë dëshmisë


Londër - foto ilustruese
Londër - foto ilustruese
Një gjykatës britanik ka vendosur që një gruaje myslimane t’i lejohet veshja e vellos në gjykimin e saj, por duhet ta heqë atë gjatë dhënies së dëshmisë.

Gjykatësi i një gjykate në Londër, Peter Murphey, ka thënë se 22-vjeçarja myslimane, e cila gjykohet për frikësimin e një dëshmitari, mund të veshë vellon ‘niqab’ gjatë gjykimit.

Avokatët e saj kanë argumentuar se heqja e niqab-it paraqet shkelje të të drejtave të njeriut të gruas.

Por, gjykatësi ka thënë se fshehja e fytyrës së saj është në konflikt me “mënyrën se si është administruar drejtësia në Angli dhe Uells për shekuj me radhë”.
XS
SM
MD
LG