Ndërlidhjet

Irani kthen bllokadat në Facebook e Twitter


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet iraniane kanë rikthyer bllokadat në Facebook dhe Twitter.

Abdolsamad Khoramabadi, zyrtar i lartë i bordit që mbikëqyr internetin në Iran, ka thënë se filtrat kanë qenë të hequr për kohë të shkurtër, për shkak të disa gabimeve teknike.

Khoramabadi ka thënë se problemi është rregulluar shumë shpejt.

Presidenti i ri i Iranit, Hassan Rohani, është zotuar për më shumë qasje në Perëndim dhe për çiltërsi më të madhe në Iran.

Problemi i fundit mund të tregojë për rritjen e përplasjeve të brendshme midis grupeve që kërkojnë rihapjen e Facebook-ut dhe atyre që duan kontrollin e qasjes në internet.
XS
SM
MD
LG