Ndërlidhjet

Bojkotimi i zgjedhjeve “s’është në interes të serbëve”


Marko Gjuriq

Marko Gjuriq

Këshilltari i presidentit të Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se ata që bëjnë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë, janë kundër intersave të serbëve.

“Ata që duan bojkot, nuk shohin më larg se interesat e tyre. Një politikë e tillë nuk mund të sjellë prosperitet”, ka thënë Gjuriq në Graçanicë.

“Serbia është këtu për të forcuar komunitetin tonë, që të organizojë mbijetesën e serbëve në rrethana të reja”, ka thënë ai.

Zgjdhjet komunale në Kosovë mbahen më 3 nëntor. Ato janë paraparë me Marrëveshjen e Brukselit dhe kanë për qëllim integrimin e serbëve në institucionet shetëtrore.

Megjithatë, disa përfaqësues të serbëve të veriut janë shpehur kundër pjesëmarrjes në to.
XS
SM
MD
LG