Ndërlidhjet

Elton John do të mbajë koncert në Moskë


Elton John

Elton John

Ylli britanik i popit, Elton John, planifikon të mbajë koncert në Moskë, në muajin dhjetor, pavarësisht ligjit rus, i cili ndalon promovimin e homoseksualitetit te të miturit.

John i ka thënë gazetës “The Guardian” se koncerti do t’iu shërbejë më mirë interesave të komunitetit lesbik, homoseksual, biseksual dhe transseksual (LGBT) në Rusi.

John, 66 vjeç, ka lidhur partneritet civil me të dashurin e tij, David Furnish, më 2005.

Ai vazhdon të jetë një mbështetës i zëshëm i komunitetit LGBT në gjithë botën.

Ligji i Rusisë, i miratuar në muajin qershor, parasheh gjoba të rënda për ata që promovojnë “marrëdhëniet jotradicionale seksuale” te të miturit.

Pop-divat amerikane, Madonna dhe Lady Gaga, të cilat kanë shprehur mbështetje për të drejtat e homoseksualëve gjatë koncerteve të tyre në Rusi, janë kërcënuar me ndjekje ligjore nga disa deputetë konservatorë rusë.
XS
SM
MD
LG