Ndërlidhjet

Rusia e Franca me dallime të mëdha për Sirinë


Fabius dhe Lavrov sot në Moskë.
Fabius dhe Lavrov sot në Moskë.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Rusia ka “arsye shumë serioze” për të besuar se sulmi kimik, i cili ka ndodhur muajin e kaluar pranë Damaskut, ka qenë provokim.

Lavrov i ka bërë këto komente në Moskë, pas takimit me homologun francez, Laurent Fabius.

Ai ka thënë se raporti i Kombeve të Bashkuara, i publikuar të hënën, nuk iu përgjigjet të gjitha pyetjeve të Rusisë për sulmin kimik.

“Duam hetim të paanshëm, objektiv dhe profesional të ngjarjeve të 21 gushtit”, ka thënë Lavrov.

Fabius, duke folur pranë tij, ka thënë se raporti nuk lë asnjë dyshim se Qeveria siriane është përgjegjëse për sulmin, i cili thuhet se ka vrarë mbi 1,400 njerëz.

Raporti i OKB-së ka konfirmuar vetëm përdorimin e armëve kimike dhe nuk ka caktuar asnjë përgjegjësi.

Lavrov dhe Fabius po ashtu kanë pranuar se dy palët kanë dallime për mënyrën se si t’i jepet fund konfliktit sirian, por kanë theksuar nevojën për rifillim të shpejtë të negociatave.
XS
SM
MD
LG