Ndërlidhjet

logo-print

Phenjani s'bashkëpunon me ekipin e OKB-së për të drejtat


Lideri verikorean, Kim Jong Un, i shoqëruar nga oficerë ushtarakë.

Lideri verikorean, Kim Jong Un, i shoqëruar nga oficerë ushtarakë.

Kreu i Komisionit të Kombeve të Bashkuara, i cili heton shkeljet e të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut, ka thënë se qeveria atje nuk është duke bashkëpunuar me përpjekjet e OKB-së.

Michael Kirby ka prezantuar raportin e tij para Këshillit të të Drejtave të Njeriut, në Gjenevë.

Ai ka thënë se nuk ka marrë përgjigje në një letër dërguar liderit verikorean, Kim Jong Un, në korrik dhe se qeveria nuk ka ofruar asnjë provë për të kundërshtuar dëshmitë për abuzimet në vendin e tij.

Kirby ka thënë se dëshmitë e viktimave të regjimit verikorean janë “të papërshkrueshme” dhe i është referuar rastit të dezertorit Shin Dong Hyuk.

Shin ka thënë se ka lindur në një kamp të të burgosurish politikë, se ka jetuar me hardhuca dhe se ka qenë dëshmitar i ekzekutimit të nënës së tij dhe vëllait të tij.

Koreja e Veriut e ka cilësuar raportin si komplot politik, “të fabrikuar dhe shpikur nga forcat armiqësore” të Phenjanit.
XS
SM
MD
LG