Ndërlidhjet

OKB: Të drejtat në Afganistan po përkeqësohen


Navi Pillay

Navi Pillay

Shefja për të drejta të njeriut e Kombeve të Bashkuara, Navi Pillay, ka thënë se situata e të drejtave civile në Afganistan është duke u përkeqësuar.

Pillay, e cila ndodhet për vizitë dyditore në Afganistan, ka thënë se ekziston rreziku që përparimi i bërë në 12 vjetët e fundit të përmbyset.

Ajo ka thënë se i janë prezantuar dëshmi për shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut, e sidomos të grave.

Pillay ka bërë thirrje që të drejtat e njeriut “të mos sakrifikohen për motive politike”.

Kërcënimi për gratë afgane është theksuar të hënën, me vdekjen e një zyrtareje të lartë të policisë në jug të Afganistanit. Ajo ishte qëlluar nga persona të armatosur një ditë më parë.
XS
SM
MD
LG