Ndërlidhjet

Pesë të arrestuar për vrasjen e polices afgane


Nigar

Nigar

Në Afganistan janë arrestuar pesë persona për përfshirjen e tyre në vrasjen e një zyrtareje të lartë policore.

Zëdhënësi i policisë rajonale në provincën Helmand ka thënë se të pestit dyshohen për vrasjen e togeres Nigar. Detaje të tjera nuk janë dhënë.

Nigar ka vdekur të hënën në spital, vetëm disa orë pasi është qëlluar nga persona të armatosur në qytetin Lashkar Gah.

Ajo ka punuar për shtatë vjet si hetuese kriminale.

Nigar është bërë zyrtarja më e lartë policore në Helmand, pasi paraardhësja e saj është vrarë në muajin korrik.
XS
SM
MD
LG