Ndërlidhjet

Maqedoni: Memorandumi i partive, pa efekte për integrimin


Ndërtesa e Kuvendit të Maqedonisë
Ndërtesa e Kuvendit të Maqedonisë
Nënshkrimi i memorandumit, të hënën, nga ana e partive politike në Maqedoni, përmes të të cilit ato obligohen të angazhohen për zbatimin e reformave të domosdoshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO, nuk do të ketë ndonjë rezultat pozitive sa i përket procesit integrues, thonë njohësit e zhvillimeve ndërkombëtare.

Ata konsiderojnë se bëhet fjalë vetëm për një obligim nga marrëveshja mes partive për kapërcimin e incidentit të 24 dhjetorit në Kuvend.

“Bëhet fjalë vetëm për një obligim që del nga marrëveshja mes partive politike dhe përfaqësuesit të bashkësisë evropiane pas krizës së 24 dhjetorit të vitit të kaluar, kur pati një shkelje të rëndë të demokracisë në vend. Vetëm në këtë kontekst këtë memorandum mund ta vlerësojmë, pasi nevojiteshin hapa që të stabilizohej sado pak kriza politike dhe partitë të obligoheshin se gjëra të tilla nuk do të ndodhin dhe të vazhdojnë rrugën e procesit integrues të vendit", thotë Denko Malevski, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë.

Malevski thekson se memorandumi lë shumë për të dëshiruar nëse do të rezultojë me efekte sa i përket këtij procesi.

“Mbetet dilema nëse partitë mendojnë të realizojnë atë që nënshkruajnë, apo bëhet fjalë për formalitet, e të tillë ka pasur edhe në të kaluarën vetëm sa për të plotësuar dëshirat e bashkësisë ndërkombëtare. Duke marrë parasysh të gjitha vlerësimet, që janë dhënë për marrëveshjen mes partive për 24 dhjetorin, të cilën disa politike e quajtën edhe letër tualeti, flet qartë se dokumentet e tilla nënshkruhen më tepër për përdorim të jashtëm, sesa për zgjidhjen e problemeve të brendshme".

"Megjithatë, mbetet të shihet nëse kësaj radhe kemi të bëjnë me qëllime të mira të partive, të cilët interesat shtetërore i kanë vendosur mbi ato partiake, apo do të përsëritet praktika e së kaluarës“,
u shpreh Denko Malevski.

Dokumenti që obligon partitë të angazhohen për garantimin e lirisë së mediave, për zgjedhje të lira dhe demokratike, sundimin e së drejtës, pavarësinë e Gjyqësorit, si dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit, nuk është nënshkruar vetëm na PDSH-ja dhe Partia Liberale.

Alajdin Demiri, ish-diplomat dhe profesor në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, thotë se memorandumi është një dokument që nuk do të ketë asnjë vlerë, pasi tij, janë partitë politike që ua kanë humbur peshën memorandumeve të tilla.

Memorandumi është një punë e kotë, sepse është një formalitet që nuk prodhon asgjë. Fakti që të gjitha partitë politike janë për euro-integrime dhe në të vërtetë nuk bëjnë asgjë, apo nuk punojnë në atë drejtim, dëshmon se në këtë rast vetëm se plotësohet një kërkesë formale, e cila në jetë nuk vlen asgjë".

"Madje, kjo mund të bëhet edhe pengesë e mëtutjeshme për arsye se nuk përkon me një realitet të një veprimi real politik dhe strategjik të veprimit të partive politike drejt anëtarësimit në BE dhe NATO“,
thotë njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Alajdin Demiri.

Ndryshe, nënshkrimi i memorandumit është përshëndetur nga Bashkimi Evropian.

"Ne jemi koshientë për nënshkrimin e memorandumit dhe momentalisht po e studiojmë përmbajtjen e tekstit. Në parim, Komisioni i inkurajon dhe i përshëndet marrëveshjet ndërpartiake për agjendën e BE-së, si dhe hapat e ndërmarrë që çojnë drejt bashkëpunimit inkluziv të të gjitha palëve të prekura për arritjen e qëllimi strategjik, integrimin evropian", transmetojnë mediat deklaratën në Bruksel të zëdhënësit të Komisionit Evropian, Petar Stano.
XS
SM
MD
LG