Ndërlidhjet

BE kërcënon Kroacinë me sanksione


Viviane Reding
Viviane Reding
Bashkimi Evropian ka kërcënuar Kroacinë me sanksione, për shkak të disa amendamenteve kontroverse në ligjin e saj të ekstradimit.

Komisionarja për drejtësi e BE-së, Viviane Reding, ka thënë se aderimi i Kroacisë në zonën e Schengen-it mund të vihet në rrezik, nëse Zagrebi nuk kthen amendamentet.

Kroacia ka miratuar ndryshimet vetëm disa ditë para se të anëtarësohej në BE, më 1 korrik.

Ndryshimet kufizojnë zbatimin e urdhër-arresteve evropiane për krimet e kryera para 7 gushtit, 2002.
XS
SM
MD
LG