Ndërlidhjet

logo-print

Aaron Alexis është trajtuar nga problemet mendore


Aaron Alexis

Aaron Alexis

Aaron Alexis, personi që ka qëlluar për vdekje 12 njerëz në një bazë të marinës amerikane në Uashington, është trajtuar nga paranoja dhe “zërat që ka dëgjuar në kokën e tij”.

Anëtarët e familjes u kanë thënë hetuesve se 34-vjeçari “është trajtuar nga problemet mendore”.

Alexis ka qenë ish-rezervist i marinës.

Ai ka shkuar të hënën në selinë e Komandës së Sistemit Detar dhe ka shtënë me armë zjarri, duke vrarë 12 persona dhe plagosur tetë të tjerë.

Alexis po ashtu është vrarë në të shtënat me policinë.

Hetuesit janë duke hetuar ende motivin e sulmit.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG