Ndërlidhjet

Ratel: Pranojmë verdiktin, po e shqyrtojmë të drejtën për ankesë


Kryeprokurori i EULEX-it, Jonathan Ratel
Kryeprokurori i EULEX-it, Jonathan Ratel
Misioni evropian për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX e ka publikuar një deklaratë të
kryeprokurorit të EULEX-it, Jonathan Ratel i cili thotë se aktgjykimi për rastin “Kleçka” do të shqyrtohet do të merret parasysh edhe e drejta për t'u ankuar.

Sidoqoftë, Ratel, në këtë deklaratë citohet të thotë se Prokuroria e pranon aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Kryeprokurori i EULEX-it, gjithashtu thotë se procesi kundër Limajt dhe të tjerëve “nuk ishte asnjëherë një ndjekje e UÇK-së, ajo ishte një ndjekje e individëve të caktuar”.

"Prokuroria e pranon aktgjykimin e sotëm të gjykatës. Gjykata e ka dhënë vendimin e saj në këtë ndjekje shumë të vështirë dhe të gjatë. Ne e respektojmë vendimin e gjykatës. Ne e dinim që nga fillimi se kjo do të jetë një ndjekje e vështirë. Megjithatë, drejtësia kërkon që edhe ndjekjet e vështira penale të shkojnë përpara, në fakt ajo e kërkon atë. Ne do ta shqyrtojë aktgjykimin me kujdes dhe do t’i marrin parasysh të drejtat tona për tu ankuar. Në fund do të doja të konstatoj se ky rast nuk ishte asnjëherë një ndjekje e UÇK-së, ajo ishte një ndjekje e individëve të caktuar", është deklarata e Jonathan Ratel.
XS
SM
MD
LG