Ndërlidhjet

logo-print

Rompuy: Statusi i kandidatit për Shqipërinë, çdo herë e më real


Presidenti i Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuy (Ilustrim)

Presidenti i Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuy (Ilustrim)

Dhënia e statusit të kandidatit Shqipërisë po bëhet çdo herë e më reale, ka thënë presidenti i Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuy pas takimit me kryeministrin e ri shqiptar, Edi Rama i cili po e zhvillon vizitën e parë zyrtare në Bruksel.

“Statusi i kandidati po bëhet çdo herë e më shumë real. Unë të inkurajojë që të vazhdosh në këtë drejtim. Nuk ka dyshim që e ardhmja e Shqipërisë është brenda Bashkimit Evropian”, ka thënë Van Rompuy.

Zyra e presidentit të Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuy ka njoftuar gjatë takimit me shefin e qeverisë shqiptare është diskutuar për procesin integrues të Shqipërisë.

Rompuy ka kujtuar se tani për Shqipërinë është “e rëndësishme që të konsolidojë progresin dhe të demonstrojë me të dhëna për luftën kundër korrupcionit dhe krimit të organizuar”.

Presidenti i Këshillit të BE-së gjithashtu ka kërkuar që qeveria e re duhet të punojë së bashku me opozitën, ndërsa afrimi i shpejtë i Shqipërisë me BE-në “varet në tërësi nga Shqipëria”.
XS
SM
MD
LG