Ndërlidhjet

logo-print

Karzait nuk i ngutet për marrëveshje me SHBA-të


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Presidenti afgan, Hamid Karzai ka thënë se vendit të tij nuk i ngutet që të arrijë marrëveshje të sigurisë me SHBA-të.

Karzai ka thënë të martën se Washingtoni ka nevojë që të plotësojë “katër kushte të mëdha” para se të finalizohet një marrëveshje për siguri me Kabulin, e cila do ta përkufizonte statusin e forcave të SHBA-ve pas tërheqjes së NATO-s vitin e ardhshëm.

Karzai ka thënë se kushtet përfshijnë përmirësimin e sigurisë në Afganistan, përforcimin e ekonomisë në këtë shtet dhe respektimin e integritetit kombëtar.

Washingtoni raportohet se kërkon që të finalizojë marrëveshjen në tetor për t’iu dhënë planifikuesve ushtarak të perëndimit kohë të mjaftueshëm për mbajtjen e disa pjesëtarëve të trupës ushtarake në Afganistan pas tërheqjes së paraparë të tyre në fund të vitit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG