Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Duhet kontrollim më i ashpër i atyre që blejnë armë


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Presidenti amerikan, Barack Obama ka bërë thirrje për kontrollime më të ashpra të atyre që blejnë armë.

Kërkesa e Obamës është bërë pas sulmit me armë në një ndërtesë të marinës amerikane në Washington.

Aaron Alexis, vdiç pasi vrau 12 persona në selinë e Komandës së Sistemit Detar.

Ai është trajtuar më parë për probleme mendore dhe ka pasur probleme të mëparshme me ligjin në përdorimin e armëve.

Gjatë një interviste me rrjetin televizi që transmeton programe në gjuhën spanjolle, “Telemundo”, Obama ka thënë: “Fakti që ne nuk e kemi një sistem të kontrollimit të atyre që blejnë armë, kjo na bënë neve më të pambrojtur gjatë këtyre sulmeve”.

Obama, kontrollimet më të ashpra të armëve i kishte bërë prioritet, por kongresi e kishte hedhur poshtë propozimin e tij.

Një punonjës në selinë e Komandës së Sistemit Detar ka tënë se Alexis e ka përdorur kartelën valide që të ketë qasje në ndërtesën e sigurisë së lartë.

Marina amerikane ka dhënë urdhër të martën që të rishikohet siguria në të gjitha objektet e saj.
XS
SM
MD
LG