Ndërlidhjet

Austri: Gjuetari vrasës gjindet i vdekur


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Policia në Austri e ka gjetur trupin e personit që dyshohet se ka vrarë katër persona.

Trupi i djegur është gjetur të mërkurën në një fermë ku ka jetuar ky person, 90 kilometra në perëndim të Vjenës, pasi forcat speciale të policisë e kanë bastisur ndërtesën.

Rasti ka filluar të hënën kur oficerët policorë kanë bërë përpjekje për ta arrestuar të dyshuarin, Alois Huber, me dyshimin e kryerjës së gjuetisë pa leje.

Ai i ka sulmuar policët me armë zjarri duke lënduar për vdekje një prej policëve, si dhe e ka vrarë një prej ndihmës mjekëve që bënte përpjekje për ta shpëtuar policin.

Një oficer tjetër është lënduar gjatë sulmit.

Derisa ai arratisej, vrasësi e ka vrarë edhe një tjetër polic ndërsa e kishte marrë peng një tjetër.

Ai e ka vjedhur makinën policore duke u arratisur me policin peng.

Zyrtarët thonë se ata e kanë gjetur trupin e policit të tretë në fermën e vrasësit.

Raportohet për dyshimin se vrasësi më pas ja ka vënë vetës zjarrin.
XS
SM
MD
LG