Ndërlidhjet

Obama: Do e testojë dëshirën e Iranit për bisedime


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Presidenti amerikan, Barack Obama ka thënë se presidenti i ri iranian, Hassan Rohani duket se dëshiron “që të hap dialogun me perëndimin”, ndërsa ai ka premtuar se do ta “testojë” nëse kjo është e vërtetë.

Obama ka thënë se “ekziston një mundësi për diplomaci”.

“Unë shpresoj që iranianët ta shfrytëzojnë këtë mundësi”, ka shtuar ai.

Komentet janë bërë pak ditë pasi Obama e ka pranuar se ka shkëmbyer letra me Rohanin.

Deklarata ka nxitur raportimet për një takim të mundshëm Obama – Rohani gjatë këtij muaji në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Të hënën, ministri i jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif ka thënë se Teherani është i gatshëm për të “ndërtuar besueshmëri” me SHBA-të sa i përket programit bërthamor të Iranit.
XS
SM
MD
LG