Ndërlidhjet

Bangladesh: Përkrahje dhe kundërshtime të dënimit të liderit islamik


Aktivistë social brohorasin të gëzuar pas vendimit të dënimit me vdekje të liderit islamik, Abdul Quader Molla
Aktivistë social brohorasin të gëzuar pas vendimit të dënimit me vdekje të liderit islamik, Abdul Quader Molla
Bangladeshi do të përballet me një grevë 48 orëshe kombëtare që do të organizohet në shenj proteste kundër vendimit për dënim me vdekje të një lideri kryesor islamik.

Shkollat dhe shumë biznese nuk kanë punuar të mërkuren.

Njësi të shumta policore janë vendosur në kryeqytetin Dhaka, pas rritjes së shqetësimeve për dhunë të mundshme.

Të martën, Gjykata Supreme e ka dënuar Abdul Quader Mollah për krime lufte të kryera gjatë luftës për pavarësi nga Pakistani në vitin 1971, duke e hedhur poshtë vendimin për burgim të përjetshëm të dhënë më parë.

Mollah është asistenti i sekretarit të përgjithshëm të partisë Jamaat e Islami, subjekt politik ky që e ka përshkruar procesin gjyqësor si të motivuar politikisht.

Dënimi megjithatë është mirëpritur nga kundërshtarët e tij.

Jamaat e Islami e ka kundërshtuar pavarësimin e Bangladeshit nga Pakistani në luftën e vitit 1971.
XS
SM
MD
LG