Ndërlidhjet

Aktakuzë ndaj një kosovari për krim të organizuar


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një person identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për veprën e blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve dhe substancave të rrezikshme psikotropike si dhe për krim të organizuar.

Lajmi është bërë i ditur nga EULEX-i përmes një komunikate duke thënë se aktakuza është ngritur nga ekipi i përbërë nga një prokuror i EULEX-it dhe një vendor.

“Ai pretendohet se është përgjegjës për planifikimin e trafikimit të disa dërgesave të heroinës jashtë vendit nga Kosova për në Republikën Federale të Gjermanisë gjatë vitit 2012 në bashkëkryerje me shpërndarës dhe përdorues tjerë të cilët ndodheshin në të dyja vendet si pjesë e një grupi ndërkombëtar i cili i kishte sjellë të pandehurit fitime të mëdha”, thuhet në këtë komunikatë.

Sipas këtij njoftimi, “hetimet në Kosovë janë kryer nga një ekip i përbashkët hetimor nga Njësia për Hetimin e Krimit të Organizuar e EULEX-it dhe Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet gjermane”.

I pandehuri ndodhet në paraburgim prej arrestimit të tij në janar 2013.
XS
SM
MD
LG