Ndërlidhjet

Siria i dorëzon Rusisë dëshmi se rebelët përoren armë kimike


Zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Ryabkov
Zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Ryabkov
Zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Ryabkov ka thënë se regjimi sirian ja ka dorëzuar Rusisë një material të ri ku dëshmohet përfshirja e forcave rebele në sulmin me armë kimike në periferi të Damaskut, më 21 gusht.

Ryabkov ka bërë këtë deklaratë pas bisedimeve në Damask me ministrin e jashtëm sirian, Walid al Muallem, duke shtuar se Rusia është e dëshpëruar me raportin e OKB-së për sulmin kimi, duke e quajtur “të politizuar, të njëanshëm”.

Shtetet e perëndimit thonë se regjimi sirian është fajtor për sulmin.

Ndërkaq, diplomatët thonë se Britania, Kina, Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë pak progres gjatë bisedimeve të djeshme për rezolutën e re për Sirinë dhe ata do të takohen edhe sot.

Londra, Parisi dhe Washingtoni kërkojnë një rezolutë që lë derën hapur për përdorimin e forcës nëse Siria nuk i përmbahet planin për çarmatim, derisa Rusia e kundërshton këtë.
XS
SM
MD
LG