Ndërlidhjet

Ukraina e aprovon marrëveshjen me BE-në


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Qeveria ukraianase e ka aprovuar draftin e marrëveshjes për Asociim me Bashkimin Evropian.

Zyra për informim e kësaj qeverie thotë se dokumenti është aprovuar nga kabineti në mënyrë unanime, të mërkurën.

Udhëheqësi i delegacionit të BE-së në këtë shtet, Jan Tombinski, ju ka thënë gazetarëve në Kijev se aprovimi i marrëveshjes prezanton një “hap të rëndësishëm” nga qeveria ukrainase dhe se nënshkrimi i saj në samitin që do të mbahen në nëntor në Vilnius, “do të jetë një sukses i përbashkët i të gjithë qytetarëve, atyre të Ukrainës por edhe të BE-së”.

Ndërkohë, komunistët e këtij shteti kanë njoftuar se do ta apelojnë vendimin e Komisionit Zgjedhor që ju ka refuzuar kërkesën për referendum përmes së cilit do të kërkohej mendimi i qytetarëve për t’iu bashkuar Unionit Doganor rajonal që udhëhiqet nga Rusia.

Moska po i bënë presion Ukrainës që të heq dorë nga marrëveshja me BE-së, dhe t’i bashkohet këtij unioni doganor ku bëjnë pjesë edhe Bjellorusia dhe Kazakistani.
XS
SM
MD
LG