Ndërlidhjet

logo-print

Qindra të vrarë gjatë përleshjeve në Nigeri


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një sulm ushtarak ndaj një kampi të grupit islamik Boko Haram në zonën verilindore të Nigerisë ka lënë 150 persona të vdekur dhe 16 ushtarë të vrarë, zëdhënësi i ushtrisë së këtij vendi, Ibrahim Attahiru i ka thënë AFP-së.

“Fjala është për një kamp shumë të fortifikuar kryengritësish ku kishte edhe armatim të rëndë në shtetin Borno në verilindje të Nigerisë”, ka thënë Attahiru.

Rreth 150 militantë të Boko Haram janë vrarë, ndërsa humbjet në anën e ushtrisë janë 16 ushtarë të vrarë.

Nëntë ushtarë të tjerë konsiderohen të zhdukur.
XS
SM
MD
LG