Ndërlidhjet

People publikon listën e yjeve të veshura më së miri


Aktorja amerikane, Jennifer Lawrence në Kanë
Aktorja amerikane, Jennifer Lawrence në Kanë
Aktorja Kerry Washington, është shpallur si “Gruaja e veshur më së miri në botë” nga revista amerikane, People, raporton Reuters të mërkurën.

Ëashington ndër të tjera ka qenë e nominuar për çmimin Emmy për rolin e saj në serialin “Scandal”.

Aktorja 36 vjeçare e udhëheqë listën e ikonave me stil që ndër të tjera përfshinë edhe fituesen e çmimit Oskar, Jennifer Lawrence, këngëtaren Solange Knowles, aktoret Jenna Dewan Tatum dhe Kate Bosëorth.

Megjithëse Washington është shpallur si gruaja e veshur më së miri, aktorja tjetër Laërence është shpallur si femra me stilin më të mirë, ndërsa Jessica Chastain, si femra e veshur më së miri në qilimin e kuq.

Revista që raporton kryesisht për jetën e yjeve të njohura të Hollywoodit e ka krijuar listën duke marrë vlerësime nga redkatorët e saj, 42 milion lexuesit e saj dhe blogerët.

People gjithashtu i ka vlerësuar gabimisht aktoren Sarah Jessica Parker dhe balluket e zonjës së parë të SHBA-ve, Michelle Obama, ndonëse tani asaj i janë rritur flokët e prera.

Vitin e kaluar aktorja Gwyneth Paltrow ishte shpallur si e veshura më së miri.
XS
SM
MD
LG