Ndërlidhjet

logo-print

Ecja e sigurt në Tokë

  • RFE /RL

Pjesëtar i FSK-së gjatë deminimit

Pjesëtar i FSK-së gjatë deminimit

Megjithëse UNMIK-u e kishte shpallur Kosovën pothuajse të pastruar nga minat tokësore, të gjeturat e një raporti të Departamentit Amerikan të Shtetit thonë se situata doli të jetë më e rëndë se sa që është menduar.

Raporti, i titulluar "Ecja e sigurt në Tokë", ofron të dhëna për 13 vende, ndër të cilat edhe për Kosovën, Serbinë dhe Kroacinë

Problem për Kosovën nuk janë vetëm minat tokësore të vendosura gjatë luftës së vitit 1999, por së fundi sipas këtij raporti në Kosovë është filluar të zbulohen edhe mina nga Lufta e Dytë Botërore.

Sidoqoftë, sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Kosova është afër arritjes së kapaciteteve kombëtare për t'u përballur me minat dhe mjetet shpërthyese të mbetura nga lufta.

Prej vitit 1993, SHBA-ja ka dhënë mbi 2 miliardë dollarë për shkatërrimin e armëve konvencionale në më shumë se 90 shtete.

Ndërkaq, për deminimin e Kosovës, SHBA-ja ka dhënë mbi 29 milionë dollarë.
XS
SM
MD
LG