Ndërlidhjet

Evropianët dhe amerikanët, kundër intervenimit në Siri


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Shumica e evropianëve dhe amerikanëve fuqishëm e kundërshtojnë intervenimin e mundshëm ushtarak të vendeve të tyre në Siri, raporton Reuters.

"Transatlantic Trends", është një shërbim që merret me vëzhgimin e opinionit publik në SHBA dhe Evropë, dhe pjesë e të cilit kanë qenë qëndrimet e banorëve të vendeve evropiane dhe Amerikës.

Ky sondazh gjithashtu zbulon se shumica e tyre nuk duan që Kina të zë vend në vendimarrje në çështje të ndryshme botërore.

Sondazhi është kryer nga Fondi Marshall gjerman në SHBA, një OJQ që e promovon bashkëpunimin në mes të Amerikës Veriore dhe Evropës, dhe “Compagnia di San Paolo, fondacion privat me bazë në Itali.

Qëndrimet janë marrë nga banorët e 11 vendeve të BE-së, Turqisë dhe SHBA-ve.

Sondazhi thotë se 62 % e amerikanëve dhe 72 % e evropianëve besojnë që shtetet e tyre duhet të evitojnë intervenimin ushtarak në Siri.
XS
SM
MD
LG