Ndërlidhjet

logo-print

Assadi falënderon Rusinë për “ndihmën”


Assad (d) dhe Ryabkov (m)

Assad (d) dhe Ryabkov (m)

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka falënderuar Rusinë për ndihmën që i ofron regjimit të tij.

Ai ka thënë se Moska është duke ndihmuar “të krijojë një balancë të re globale”.

Deklarata është bërë gjatë takimit të tij në Damask me zëvendësministrin e Jashtëm rus, Sergei Ryabkov.

Ky i fundit u ka thënë mediave ruse se ka marrë “prova”, të cilat tregojnë përfshirjen e rebelëve sirianë në sulmin kimik, që ka ndodhur më 21 gusht jashtë Damaskut.

Ryabkov ka akuzuar për njëanshmëri inspektorët e Kombeve të Bashkuara, që kanë hetuar këtë sulm.
XS
SM
MD
LG