Ndërlidhjet

Lirohet nga burgu Nasrin Sotoudeh


Nasrin Sotoudeh
Nasrin Sotoudeh
Avokatja e shquar iraniane e të drejtave të njeriut, Nasrin Sotoudeh, është liruar nga burgu.

Lajmin e ka konfirmuar bashkëshorti i saj, Reza Khandan, përmes rrjetit social Facebook.

Sotoudeh, bashkëfituese e Çmimit Sakharov më 2012, është burgosur në vitin 2010, nën akuzat se ka vepruar kundër sigurisë kombëtare të Iranit.

Ajo thuhet se është liruar së bashku me disa të burgosura të tjera politike.

Lirimi i saj vjen pas zgjedhjes së presidentit të ri të Iranit, Hassan Rohani, i cili ka premtuar më shumë të drejta për iranianët.
XS
SM
MD
LG