Ndërlidhjet

logo-print

BE dërgon mision vëzhgues për 3 nëntor


Samuel Zhbogar

Samuel Zhbogar

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka thënë se zgjedhjet lokale të 3 nëntorit janë të rëndësishme dhe se BE-ja do të dërgojë një mision prej 100 vëzhguesish.

Zhbogar ka biseduar në Mitrovicë me kandidatin për kryetar të kësaj komune, Oliver Ivanoviq, raportojnë mediat serbe.

“Ne vetëm do t’i vëzhgojmë zgjedhjet. Do të dërgojmë misionin vëzhgues prej 100 personash, i cili do të monitorojë procein zgjedhor në të gjitha komunat”, ka thënë Zhbogar.

Ai ka kujtuar se zgjedhjet lokale janë mundësi që njerëzit të vendosin se kush do t’i udhëheqë në nivelin komunal.
XS
SM
MD
LG