Ndërlidhjet

logo-print

Bastisen zyrat e partisë djathtise në Athinë


Anëtarë të Lindjes së Artë - foto arkivi

Anëtarë të Lindjes së Artë - foto arkivi

Policia greke ka bastisur zyrat e partisë Lindja e Artë në Athinë, pasi një mbështetës i saj ka therur për vdekje një person.

Pavlos Pyassi, 34 vjeç, i cilësuar nga mediat greke si një aktivist anti-fashist, ka vdekur në spital, të mërkurën në mëngjes.

Policia ka thënë se ka arrestuar një 45-vjeçar, i cili ka pranuar se ka vrarë Pyssasin dhe se është mbështetës i Lindjes së Artë - parti kjo e ekstremit të djathtë.

Partia në fjalë ka dënuar vrasjen dhe ka mohuar çdo përfshirje në të.

Ajo nuk pranon se ka besime neo-naziste, ndonëse anëtarë të saj janë akuzuar për kryerjen e qindra sulmeve raciste.
XS
SM
MD
LG