Ndërlidhjet

Mirëpritet lirimi i të burgosurve politikë në Iran


Nasrin Sotoudeh
Nasrin Sotoudeh
Grupet për të drejtat e njeriut, përfshirë Amnesty International, kanë mirëpritur lirimin e disa të burgosurve politikë në Iran.

Aktivistja e shquar e të drejtave të njeriut, Nasrin Sotoudeh, dhe politikani reformist, Mohsen Aminzadeh, janë në mesin e të liruarve.

Të burgosurit kanë kanë qenë të dënuar nën akuzat se kanë vepruar kundër sigurisë kombëtare të Iranit.

Lirimi i tyre ndodh në prag të vizitës në Nju Jork të presidentit iranian, Hassan Rohani.

Javën e ardhshme, ai do të ndjekë Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Hassiba Hadj Sahraoui, drejtore për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në Amnesty International, ka thënë se lirimi i Sotoudeh dhe të tjerëve shënon një “ndryshim themelor” në politikat e Iranit për të drejtat e njeriut.
XS
SM
MD
LG