Ndërlidhjet

Assad: Qeveria do të shkatërrojë armët kimike


Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad.
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad.
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka thënë se qeveria e tij do të zbatojë marrëveshjen e arritur midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë.

Por, ai ka thënë se shkatërrimi i armatimit kimik do të kushtojë një miliard dollarë dhe do të marrë një vit kohë.

Assad po ashtu ka thënë se raporti i Kombeve të Bashkuara, i cili ka konstatuar përdorimin e gazit sarin në një sulm të muajit të kaluar, është joreal.

Ai ka mohuar sërish se forcat e tij janë përgjegjëse për sulmin e 21 gushtit, në afërsi të Damaskut, i cili ka lënë qindra persona të vrarë.

Më herët, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Rusia ka siguruar prova, që tregojnë se rebelët qëndrojnë prapa sulmit në Gouta.

Ai ka thënë se Moska do t’i prezantojë së shpejti provat para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG