Ndërlidhjet

Engel kërkon veprime kundër “taktikave ruse”


Eliot Engel

Eliot Engel

Një ligjvënës amerikan ka kërkuar nga Sekretari i Shtetit, John Kerry, që t’iu përgjigjet taktikave ruse, të cilat dëmtojnë fqinjët që kërkojnë lidhje më të afërta me Evropën.

Eliot Engel, demokrat në Komitetin për Punë të Jashtme, ka inkurajuar Kerryn që “të flasë fuqishëm” kundër, siç ka thënë, fushatës së Rusisë për frikësim dhe presion.

Bashkimi Evropian po ashtu ka kritikuar Rusinë se bën presion kundër vendeve si Armenia, Moldavia dhe Ukraina.

Disa partnerë lindorë të BE-së pritet që së shpejti të zyrtarizojnë marrëdhëniet me Brukselin.

Por, Rusia u ka bërë presion këtyre vendeve përmes kërcënimeve dhe mosmarrëveshjeve tregtare, me shpresën se do t’i nxisë ato që t’i bashkohen Unionit të saj Doganor së bashku me Bjellorusinë dhe Kazakistanin.
XS
SM
MD
LG