Ndërlidhjet

Irani “nuk do të zhvillojë kurrë” armë kimike


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka thënë se qeveria e tij nuk do të zhvillojë kurrë armë kimike dhe se ai ka autoritetin e plotë për të negociuar marrëveshjen me Perëndimin, në lidhje me programin bërthamor të Republikës Islamike.

Rohani i ka bërë këto komente në një intervistë për rrjetin amerikan NBC.

Ai po ashtu ka thënë se ka marrë letër “pozitive dhe konstruktive” nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i cili e ka uruar atë për zgjedhje në post.

Rohani, javën e ardhshme, do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, ka thënë se tash për tash nuk ka plane për Obamën që të takojë Rohanin.

Carney po ashtu ka thënë se SHBA-ja do të testojë pohimet e Iranit, se ai do që të përmirësojë marrëdhëniet me komunitetin ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG