Ndërlidhjet

Televizioni shtetëror i Egjiptit ka raportuar për përleshje midis forcave të sigurisë dhe grupeve të armatosura në periferi të Kajros.

Burimi i njëjtë ka thënë se trupat kanë hyrë në qarkun Kerdasah për të arrestuar të dyshuar për djegien e stacioneve policore dhe vrasjen e 11 oficerëve të sigurisë, në dhunën që ka shpërthyer pas përmbysjes së presidentit islamik, Muhammad Morsi, në muajin korrik.

Televizioni shtetëror ka thënë se së paku një polic është lënduar në përleshjet e sotme, të cilat kanë përfshirë shkëmbime të shtënash me armë zjarri.

Thuhet se policia ka marrë kontrollin e zonës dhe ka vendosur shtetrrethim.
XS
SM
MD
LG