Ndërlidhjet

Vulin dënon sulmin ndaj EULEX-it


Aleksandar Vulin
Aleksandar Vulin
Ministri pa portofol për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka dënuar sulmin ndaj pjesëtarëve të EULEX-it në Zveçan, me ç’rast ka humbur jetën një pjesëtar i misionit.

Ai ka thënë se autorët e tij janë “armiqtë më të mëdhenj të serbëve dhe Serbisë”.

“Çdo gjë është ende në fazën e hetimeve, andaj nuk e dimë se kush është autori. Por, në emër të Qeverisë së Serbisë, dua të dënoj fuqishëm këtë tragjedi, e cila në asnjë mënyrë nuk mund të jetë e rastësishme”, ka thënë Vulin, transmetojnë mediat serbe.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG