Ndërlidhjet

logo-print

BPV-ja në Kosovë afro 5 miliardë euro


Ilustrim

Ilustrim

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të publikuara të enjten, tregojnë se Bruto Produkti Vendor (BPV) për vitin 2012 ka qenë 4 miliardë e 916 milionë euro, i cili, krahasuar me vitin 2004, është rritur për mbi 2 miliardë euro.

Sipas të dhënave, BPV për kokë banori për vitin 2012 ka qenë 2,721 euro, që krahasuar me vitin 2004 është rritur për 908 euro.

“Këto të dhëna përdoren për planifikim ekonomik për vitin fiskal dhe elaborimin e programeve të zhvillimit për sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Rezultatet e këtyre të dhënave përdoren edhe nga investitorë të vendit dhe të huaj, për të vlerësuar situatën ekonomike të shtetit dhe mundësitë për investime të reja”, ka bërë të ditur kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Isa Krasniqi.

Bruto-Produkti Vendor nga Qeveria e Kosovës llogaritet sipas tri elementeve: qasja e prodhimit, qasja e shpenzimeve dhe e të ardhurave në Republikën e Kosovës.
XS
SM
MD
LG