Ndërlidhjet

Debat publik për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë


Ilustrim

Ilustrim

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Dardan Gashi, ka takuar kryeimamin e Kosovës, Sabri Bajgora, me të cilin ka diskutuar për çështjet dhe problemet e komunitetit mysliman në Kosovë.

Rreth ndërtimit të xhamisë në lagjen Kalabria, së cilës i është pezulluar përkohëshisht leja e ndërtimit nga MMPH, palët janë dakorduar që të ndiqen vetëm rrugët ligjore dhe të respektohen ligjet e shtetit, duke respektuar interesat e komunitetit mysliman.

“Në rastin në fjalë, kryeimami Bajgora është pajtuar që të mbahet debati publik, sipas propozimit të MMPH, dhe në bazë të përfundimeve, të merret vendimi për vazhdimin apo jo të punës në ndërtimin e xhamisë”, thuhet në njoftimin e MMPH-së.
XS
SM
MD
LG