Ndërlidhjet

Samaras: S'lejojmë të na helmojnë pasardhësit e nazistëve


Kryeministri grek, Antonis Samaras.

Kryeministri grek, Antonis Samaras.

Kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras, ka thënë se nuk do të lejojë partinë e ekstremit të djathtë “Lindja e Artë” që të minojë demokracinë në vend.

Ai ka thënë se qeveria nuk do të lejojë “pasardhësit e nazistëve të helomojnë jetën sociale, të kryejnë krime, të terrorizojnë dhe të minojnë themelet e vendit".

Të mërkurën, policia greke ka bastisur zyrat e partisë Lindja e Artë në Athinë, pasi një mbështetës i saj ka therur për vdekje një person.

Lindja e Artë nuk pranon se ka besime neo-naziste, por anëtarë të saj janë akuzuar për kryerjen e qindra sulmeve raciste.
XS
SM
MD
LG